Presidenti francez Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e kryeministres Elisabeth Borne.
Kjo lëvizje vjen pas një viti të dëmtuar nga krizat politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve dhe ligjet e imigracionit, shkruan Reuters.
Borne ishte emëruar kryeministre në maj të vitit 2022.
Në një deklaratë, Macron tha se zonja Borne kishte treguar “guxim, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës së saj në detyrë.
Ndërkohë në media po qarkullojnë emrat që pritet ta zëvendësojnë.
Mes tyre ish-ministri i Bujqësisë Julien Denormandie 43-vjeçar dhe Ministri i Arsimit Gabriel Attal, vetëm 34 vjeç.
Borne kishte zhvilluar bisedime me Macron në Elysée sot pasdite, një shenjë se riorganizimi ishte i pashmangshëm dhe u largua rreth një orë më vonë pa bërë asnjë njoftim.