Me fillimin e vitit të ri 2024 , Passport Index ka publikuar renditjen e pasaportave më të fuqishme për të gjitha vendet e botës.
Sipas renditjes globale, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirshëm në 122 vende të botës, 74 prej të cilave pa viza.
Marrëveshja me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për heqjen e vizave vitin të shkuar, duket se e ka rritur fuqinë e pasaportës shqiptare duke e renditur në vendin e 42-të në botë.
Nga ana tjetër pasaporta e Kosovës pas heqjes së vizave në zonën “Schengen” është renditur në vendin e 54-t. Qytetarët e Kosovës nga 1 janari udhëtojnë lirshëm në 48 vende të botës pa patur nevojën e një vize.
Pasaporta me qasjen më të fuqishme renditet ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe me rreth 180 shtete drejt së cilave mund të shkohet pa pengesa. Lista pasohet nga Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.