Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e burgut të Peqinit, ku 3 të dënuar me burgim të përjetshëm janë përplasur me njëri tjetrin dhe kanë tentuar marrin peng disa punonjësit të burgut.
Bëhet fjalë për Indrit Shaqja, Arben Lleshin dhe Sokol Mjacajn, të cilët pasi janë përplasur fizikisht, kanë përdorur edhe një armë që nuk dihet se si e kanë siguruar.
Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur 2 të dënuar, të cilët sipas raportimeve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë bën me dije se nuk ka asnjë gardian të lënduar.
Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015, ndërkohë që sot ministri Ulsi Manja dha urdhër që të dërgohet në regjimin “41 bis”, për shkak të rrezikshmërisë së tij.
Arben Lleshi, një tjetër i dënuar me burg përjetë, i përfshirë në këtë kryengritje, po vuan dënimin për vrasjen dhe djegien në makinë të Afrim Hoxhës, ngjarje e ndodhur në Britani në vitin 2012.