Mediat blege kanë publikuar së fundmi emrat dhe pseudonimet e 20 lordëve të kokainës, që kërkohen nga policia e Belgjikës dhe që dyshohet se fshihen në Dubai dhe në vendet e Amerikës Latine. Mes tyre, ndodhen edhe emrat e dy shqiptarëve, të përfshirë në trafikun e drogës. Bëhet fjalë për Eldi Dizdarin dhe Dritan Rexhepin.
Eldi Dizdari, i njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi, është një nga drejtuesit e “Kompania Bello”, një organizatë kriminale shqiptare me shtrirje në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi. Bëhet me dije se, Eldi drejtonte organizatën në Dubai, ndërsa ortaku i tij Dritan Rexhepi, mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi prej kohësh është i shpallur në kërkim nga Shqipëria, për disa vrasje. Ai është arrestuar në Stamboll, për llogari të drejtësisë shqiptare.
Mediat belge shkruajnë edhe për një tjetër person të kërkuar, i njohur me nofkën “Cinco”, pseudonim i cili lidhet me një klub të madh nate në Shqipëri, të cilin e ka në pronësi.