Plagosi me thikë tre persona, gjykata greke dënon me 20 vite burg shqiptarin

Gjykata e Apelit në Larisa të Greqisë ka dënuar me 20 vite burg një 40 vjeçar shqiptar, i cili u shpall fajtor për plagosjen me thikë të tre personave.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021, ku si pasojë mbetën të plagosur, një burrë i moshuar dhe dy fëmijët e tij, djali dhe vajza. 40 vjeçari është dënuar në mungesë, pasi ka deklaruar përmes avokatit të tij, se tashmë banon në Shqipëri.

Prokurori i çështjes u shpreh se plagosja e tre personave “ishte një veprim i qëllimshëm dhe me synimin për të lënduar viktimat, me qëllim vrasjeje”, duke rrëzuar në këtë mënyrë pretendimin se 40-vjeçari ishte në vetëmbrojtje.