Rënia e monedhës europiane EURO vijon të bjerë me ritme të shpejta në krahasim me monedhën vendase të Shqipërisë, LEKUN.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, 1 EURO këmbehet me 101.92 LEKË, teksa me këto ritme duket se shumë shpejt monedhat do të barazohen në vlerë.
Ndërkohë DOLLARI amerikan ka shënuar një nga pikat më të ulëta në histori në krahasim me LEKUN, pasi 1 Dollar këmbehet me 93.32 LEKË.
PAUNDI BRITANIK, JENI JAPONEZ dhe FRANGA ZVICERANE kanë fituar pak pikë në krahasim me LEKUN, ndërsa monedhat e tjera janë zhvlerësuar.
