Shqipëria rekord me çmimin më të lartë të naftës, radhitet e 5-ta në rang global

Shqipëria renditet e pesta nē botë sa i përket çmimit të naftë, në klasifikimin që bën organizata Global Petrol Prices.

Vendi ynë kalon kështu edhe vende të tilla si Singapori, Zvicra, Finlanda e Norvegjia, ndërsa vendet e rajonit renditen shumë më poshtë.

Çmimi mesatar i naftës në mbarë botën është 1.33 dollarë amerikanë për litër. Një litër naftë në Shqipëri kushton 197 lekë, në një kohë kur dollari këmbehet me 0.93 lekë. Zhvlerësimi i dollarit në tregun vendas nuk është reflektuar aspak në çmimin e naftës në vendin tonë.

Zakonisht vendet më të pasura kanë çmime më të larta, ndërsa vendet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulëta. Por Shqipëria bën përjashtim me sa duket pasi ndonëse është shumë larg vendeve të zhvilluara, i “sfidon” shumë prej tyre me çmimet e larta.

Një përjashtim i dukshëm është edhe SHBA-ja, e cila është një vend i përparuar ekonomikisht, por ka çmime të ulëta të gazit.

Ndryshimet në çmime ndërmjet vendeve janë për shkak të taksave dhe subvencioneve të ndryshme për naftën dhe benzinën.

Të gjitha vendet kanë akses në të njëjtat çmime të naftës në tregjet ndërkombëtare, por më pas të gjitha vendosin taksa të ndryshme. Si rezultat, çmimi me pakicë i naftës është i ndryshëm.