Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e natës në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, ku ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5-të të një pallati.
Për pasojë, ka ndërruar jetë R.D, 57 vjeç. Zjarrfikësit kanë arritur të fikin flakët që rrezikonin të përhapeshin në të gjithë pallatin, teksa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.