Ervin Mata i ofroi Breçanit 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvana Gjatës

Një pistë e re ka dalë në hetimet që po kryhen pas arrestimeve të policëve disa ditë më parë.

Në përgjimet e dala nga aplikacioni “Sky ECC”  përmendet edhe emri i këngëtares Elvana Gjata. Emri i saj përmendet nga Ervin Mata, i cili është në kërkim nga SPAK. Në atë kohë, këngëtarja ka qenë në një lidhje dashurie me Matën.

Në një bisedë me ish-drejtorin e Policisë, Erzen Breçani, Mata është shprehur se do t’i dërgojë 500 mijë euro përmes llogarisë së Elvanës.

Nga bisedat e zbardhura në dosje, Breçani nuk e ka pranuar këtë gjë edhe pse kishin nevojë për para për të paguar punëtorët e hidrocentralit.