Deputetët socialistë kanë kallëzuar te kryetarja Lindita Nikolla veprimet e kolegëve demokratë në seancën e fundit plenare, duke kërkuar përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës.
Në shkresën drejtuar kryetares së Kuvendit, socialistët tregojnë me saktësi se çfarë gabimesh kanë bërë 6 deputetët, për të cilët do të mblidhet Komisioni i Etikës, që pritet t’i dënojë për 10 ditë, ashtu siç ka bërë edhe herët e tjera.
Për Gazment Bardhin, socialistët thonë se “mori karriget e deputetëve dhe i vendosi mbi foltore”, ndërsa gabimin tjetër është se “konfliktohet me punonjësit e sigurisë dhe dëmton njërin prej tyre me karrige”.
Flamur Noka akuzohet se ka ndihmuar Bardhin për të bllokuar foltoren me karrige, ndërsa në duar mban flakadanë që i drejton nga Lindita Nikolla dhe Edi Rama. Madje në një moment një flakadan e hedh në drejtim të kryeministrit.
Bledjon Nallbati ka bërë gabim duke marrë flakadanët nga çanta e deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi, duke i ndezur mbi tavolinë. Situata ka agravuar kur Nallbati ndezi një kuti dhe dëmtoi pajisjen elektronike, duke rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë dhe të rrezikohej jeta e njerëzve më të rëndësishëm të këtij shteti.
Flamur Hoxha thuhet se ka ndihmuar Bledion Nallbatin, ndërsa Albana Vokshi dhe Sorina Koti akuzohen se kanë futur në Kuvend flakadanët që tymosën gjithë sallën e Kuvendit.
Ato çfarë janë shkruar më sipër janë të shkruara edhe në letrën e mazhorancës drejtuar Lindita Nikollës, por a është e nevojshme kjo letër e deputetëve socialistë? A nuk mundet Komisioni i Etikës të vendosë vetë mbi pamjet që ka nga seanca plenare, pa u dashur spiunimi i disa dpeutetëve për kolegët e tyre.
Këto letra na kthejnë pas në shkollën fillore, kur ksihte ndonjë spiun që i tregonte mësueses se kush dhe si e bëri gabimin, për të marrë ndonjë përkëdhelje më tepër dhe për t’u vetëkënaqur nga dënimi që do i jepej shokut të klasës.
Letra e plotë:


