“Nuk jam për grevë urie”, Edi Paloka: Rama e pa që nuk na ndalon dot! Ti thërrasë mendjes dhe të hapë rrugën

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar aksionin opozitar në Kuvend, ku deputetët e opozitës prej një muaji kanë bllokuar çdo seancë plenare dhe Komision Parlamentar.

Ai u shpreh në News 24 se Garda e Republikës është duke shkelur ligjin, pasi është futur në Kuvend pa arsye, teksa shtoi se gjatë seancës së fundit deputetëve iu është kërkuar të heqin edhe rripat e pantallonave.

I pyetur për vijimin e aksionit opozitar, Paloka tha se nuk është për grevë urie, pasi sensibilizimi i qytetarëve është arritur gjatë këtij aksioni. Ai u shpreh se kryeministri Rama e pa që nuk e ndalon dot opozitën, ndaj duhet të hapë rrugën.

Garda mund të ndërhyjë kur i vihet flaka Kuvendit, sigurisht siç ndërhyri dhe u lejua edhe nga. Çfarë ndodhi më parë? Na kontrolluan edhe fizikisht, disa deputetëve janë hequr dhe rripat e pantallonave. E gjithë kjo se do vinte të fliste Rama, për t’i krijuar mundësi atij që të shante opozitën. U kontrolluan dhe çantat grave dhe e patë sa efekt kishin. Flaka dje ishte simbolike.

Sot jemi në rrugën e duhur si opozitë, jo për të ndalua vjedhjen e tyre, se nuk e ndalojmë dot po nuk u çuan shqiptarët…

Nëse mazhoranca pranon të drejtat tonë kushtetuese, sjellja jonë do jetë ndryshe. Por shqiptarët duhet të dalin, vetëm protestat dhe rrëzimi i kësaj qeveria do të sjell ndryshimin në Shqipëri.

Për grevën e urisë, është përmendur dhe është propozuar, por unë nuk jam ndonjë tifoz i madh. Nuk jam as kundër, jam tifoz për të bërë gjithçka, por duhet të përcaktojmë një qëllim dhe vullnet për të arritur. Nëse i kemi këto të dyja… ne sot kemi një qëllim. Sigurisht edhe greva ka synim sensibilizimin, se nuk është se do rrëzosh qeverinë. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë. Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë.

Rama e pa dhe dje që nuk na ndalon dot. Kështu që o t’i thërrasë mendjes dhe të hapë rrugë  e të thyejë qafën, ose të presë t’ia thyej qafën shqiptarët.