E fundit/ Ish-drejtori i Policisë së Tiranës shoqërohet në polici bashkë me 11 persona të tjerë

Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, është vënë në pranga ditën e sotme.

Ai është shoqëruar në polici, së bashku me 11 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të SPAK, nga i cili janë arrestuar disa policë.

Arsyet e shoqërimit të tij në polici nuk janë mësuar ende, ndërsa bëhet me dije, se operacioni është në zhvillim e sipër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme.