Prej mëse 3 javësh, çmimi i naftës në tregjet botërore ka shënuar vetëm ulje. Konkretisht, nga fillimi i muajit nëntor, ku një fuçi naftë brent, të Bursës së Londrës, nga ku referon Shqipëria, ka rënë me të paktën me 10 dollarë për fuçi, ose sa një e teta e vlerës.
Aktualisht, çmimi i naftës brent për fuçi shitet me 82 dollarë për fuçi, ndërsa një muaj më parë, ky çmim ishte mbi 92 dollarë për fuçi.
Referuar të dhënave të Business Insider, në muajin e fundit, çmimi i naftës ka rënë me të paktën 12 % në tregun ndërkombëtar, në veçanti nafta Brent e bursës së Londrës.
Por çmimi i ulët i naftës në tregun ndërkombëtar nuk është reflektuar në Shqipëri. Përgjatë muajit shtator dhe tetor, çmimi i naftës u rrit deri në 25 lekë për litër duke kapur shifrën e 200 lekë për litër.
Ky çmim vijon prej afërisht 3 muajsh në çmimet e shitjeve të karburanteve, ndonëse prej afërisht 1 muaji çmimi i naftës vijon të ulet në bursat ndërkombëtare.
Çmimi prej 200 lekësh për litër u vendos në Shqipëri në momentin që çmimi në bursë shkoi rreth 93 dollarë për fuçi në muajin shtator. Me vlerën e re në bursa, çmimi i naftës në Shqipëri duhet të ishte poshtë 180 lekë lekë për litër.
Foto: Çmimi i naftë në 30 ditët e fundit sipas Business Insider
