Ministri i Jashtëm takohet me zyrtaren e OSBE në Vienë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është pritur sot në një takim nga Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmid.

Ministri ndodhet në një vizitë zyrtare në Vienë. Gjatë takimit, ai vlerësoi angazhimin e OSBE në mbështetje të rajonit, teksa ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për punën e organizatës në promovimin e paqes dhe sigurisë.

Para se të merrte postin e Ministrit, Hasani mbante pozicionin e Koordinatorit të Aktiviteteve Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE. Ai drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e radhës së OSBE-së.

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Vienë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, do të ketë takime me homologun austriak, Alexander Schallenberg dhe përfaqësues të lartë të parlamentit.