Rama ironizon lajmet mbi marrëveshjen me Italinë: Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Medias për Evropën Juglindore. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek marrëveshja mbi emigrantët me Italinë.

Kreu i qeverisë foli mbi përhapjen e lajmeve, të cilat i cilësoi të tmerrshme dhe ironizoi diskutimin publik të ditëve të fundit, duke thënë: “Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti.”

“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.” – u shpreh Rama.