“O langaraq, servil, legen”, përplasje mes deputetëve të opozitës në Kryesi

Është shoqëruar me incidente dhe tensioneedhe mbledhja e sotme në Komisionin për Çështjet Evropiane, pasi deputetët e opozitës ndërhynë në sallë duke bërë zhurmë.

Por një përplasje fizike pati në kryesinë e Kuvendit, ku dy depuetët e opozitës Kreshnik Collaku dhe Dashnor Sula janë konflikuar me njëri-tjetrin.

Dash Sula i cili është mbështetës i krahut të Sali Berishës dhe Gaz Bardhit qëlloi me dosje gjatë konfliktit  Kreshnik Çollakun, i cili mbështet Lulzim Bashën. Mes tyre pati edhe përplasje verbale.

Çollaku: Shiko punën tënde nuk të foli njeri. Mos më bëj si trim se e di unë ça je. O Dash, mos o burrë me mu. O langaraq, servil, legen. Do të padis, deputeti qëllon deputetin. Më bën si opozitar i madh.

Dashnor Sula: O mashtrues, ku të qëllova unë ty, ti gënjen në mes të ditës.