Akuza e fortë e Berishës: Rama dhe Linda nuk pranojnë t’u hetohet e bija! Duket si engjëll, por është shushunjë që fiton tendera

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj vajzës së Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, kryeministri dhe bashkëshorja e tij nuk pranojnë hetimin e Reas, pasi ajo fiton tendera nga shteti në shkelje të plotë të ligjit. Ai e cilësoi atë një “shushunjë që duket si engjëll, por që pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton”.

“Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të Kushtetutës. Rama dhe Linda nuk mund të pranojë hetimin e Reas , që duket si engjëll por si shushunjë pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton. A mund të ndodhë që fëmija i kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender”, tha Berisha.