Ilir Meta del pas 2 orësh nga SPAK: Nuk kam firmosur të interes të askujt, isha si person në dijeni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku për rreth 2 orë u pyet nga prokurorët në lidhje me çështjen CEZ-DIA, që i shkaktoi buxhetit të shtetit 414 milionë euro.

Në ambientet e jashtme të SPAK, ai u ndal dhe foli për mediat, ku deklaroi se është thirru si person në dijeni për këtë çështje, teksa theksoi se nuk ka firmosur asnjë dokument që favorizonte ndonjë person të caktuar.

“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.

Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë”, u shpreh Meta.

Je i gatshëm të përballeni me drejtësinë?

Meta: Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë, nuk më shqetëson, jam këtu përballe jush dhe qytetarëve për aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë mënyrë do të arrijnë të shfokusojnë jo vetëm Metën, por dhe opozitën e vërtetë Unë jam këtu… nuk jam këtu për përgjigje për cdo lloj mashtruesi që përdoret apo vetë ofrohet për interesa të tyre. Pjesa më e madhe kanë dhënë dëshmi

U përfol në media për një arratisje të mundur tuajën… 

Meta: Mos kini asnjë shqetësim, do të përballemi me ju, me drejtësinë dhe me çdo të vërtetë