Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, një prej miqve të tij më të mirë, siç e ka cilësuar ai më parë.
Gjatë fjalës së tij me banorët e Beratit, kryeministri u shpreh se për herë të parë në Shqipëri po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.
“Kemi hyrë në fazë të re. Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit. Për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë. Kjo të bën të ndihesh jo mirë se s’ke si ndihesh mirë kur sheh që dikush që ka qenë përkrah teje, është përkrah avokatit përballë prokurorit apo gjykatësit. Me siguri dicka ka ndodhur. Edhe kur e sheh se sim und të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë edhe gjëra që nuk shkojnë. Të gjitha janë pjesë e një procesi dhe rruga është e përpjetë, jo dishezë. Kini parasysh që për herë të parë ndodh kjo. Për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS”, tha Rama.
Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës, ndërkohë që nuk bëhen ende me dije emrat e zyrtarëve të tjerë.
Mësohet se prokurori Sotir Kllapi ka kërkuar “arrest me burg” për Dakon, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Nga 10 urdhërarreste të lëshuara janë 7 arreste me burg, përfshi dhe ish kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa për 3 gra është firmosur “arrest shtëpie”.