Shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Një autokolonë automjetesh, të mbuluara me flamuj kuqezi, ka mbërritur në Shkodër dhe është nisur drejt kryeqytetit, ku pritet t’i bashkohet qytetarëve të mbledhur në Sheshin Skënderbej.
Kjo e shtunë pritet të jetë një protestë madhështore, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve. Ndërkohë në sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i qytetarëve, të cilët janë të grupmoshave të ndryshme.
Qytetarët janë shprehur se nuk do të tërhiqen deri në largimin e Ramës.
“Zemërimi i diasporës, të gjithë së bashku kthehemi në Atdhe. Këtë herë kthehemi jo për të keqen më të vogël, siç thotë Edi Rama, por për t’i dhënë zgjidhje politike dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.
Kur ta kthejmë vendin e politikës normale, do të bëjmë edhe bashkimin kombëtar. Jemi për festë dhe për protestë. Pasi të largojmë Ramën, festa do të jetë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen”, shprehen pjesëmarrësit.