Drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në ceremoninë festive të organizuar në Fier me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Teksa akuzohet nga SPAK për 5 vepra penale, kjo nuk e ka penguar ish numrin dy të qeverisë të marrë pjesë në aktivitete.
Sipas Ballukut, Shqipëria ndodhet sot në një moment historik, pasi, sipas saj, 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, vendi është vetëm një hap larg Bashkimit Europian.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Shqipëria ndodhet në një moment historik. 114 vite pas shpalljes së pavarësisë, ne sot jemi vetëm një hap larg Bashkimit Europian dhe sidomos gjatë muajit nëntor kemi pasur lajme shumë të mira që kanë ardhur nga Brukseli në Shqipëri. Ndaj uniteti është shumë i rëndësishëm. Identiteti ynë, i cili na ka dalluar gjithmonë dhe ndër vite. Të gjithë së bashku gëzuar këtë ditë dhe shëndet për të gjithë!”, tha ajo.