Tensionohet situata në Bulevard, policia tenton të shpërndajë me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit

Kanë nisur tensionet dhe përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës kombëtare kundër qeverisë që po zhvillohet në Tiranë.

Sapo protestuesit janë afruar drejt Kryeministrisë, policia ka dalë në gatishmëri me autobotet me ujë për të shpërndarë turmën.

Po ashtu, është hedhur edhe bombola gazi për të larguar qytetarët, të cilën janë larguar drejt zonës së ish-hotel Dajtit. Nderkohe një protestues nuk është ndjerë mirë, dhe është transportuar në spital me ambulancë.

Përplasjet kanë shënuar përshkallëzim të situatës në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, ndërsa në terren vijojnë të jenë të angazhuara forca të shumta policore dhe FNSH.