Sot protestë kombëtare, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Një protestë kombëtare pritet të zhvillohet sot në Tiranë, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë prej 182 ditësh qytetarët protestojë cdo ditë para Kryeministrisë kundër qeverisë, edhe pse shpesh herë nuk janë lejuar nga policia.

Pritshmëritë e organizatorëve për protestën e kësaj të shtune janë për një pjesëmarrje masive, ndërsa në Tiranë pritet të mbërrijnë edhe shqiptarë nga diaspora.

Data e 28 Nëntorit është zgjedhur edhe për simbolikën që mbart, duke ndërthurur festën e Pavarësisë me kërkesat e protestuesve për ndryshime politike dhe institucionale në vend.

Protestuesit kanë deklaruar se qëndresa do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ku kryesorje mbetet edhe pas kaq muajsh, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.