Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 12 të pandehurit e dosjes së njohur si “Revanshi”, e cila është hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Në qendër të çështjes janë një sërë akuzash të rënda penale, mes tyre sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera të lidhura me aktivitetin kriminal.
Mes personave të dënuar janë edhe Astrit Avdyli dhe Emiljano Shullazi, të cilët janë dënuar me nga 10 vite burg secili.
Fillimisht, për të dy ishte caktuar masa e dënimit me 15 vite burg, por përfitimi nga gjykimi i shkurtuar solli reduktimin e dënimit me një të tretën, duke e çuar atë përfundimisht në 10 vite heqje lirie.
Dënimet për 12 të pandehurit
- Astrit Avdyli – 10 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, armëmbajtjen pa leje, ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve dhe vepra të tjera penale.
- Emiljano Shullazi – 10 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrjen dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal, goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen detyrë shtetërore dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg.
- Naim Stafuka – 5 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
- Blerim Abazi, alias Blerim Gashi – 6 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
- Besian Xhixha – 6 vite e 8 muaj burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e një vrasjeje dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
- Enver Diva – 6 vite e 8 muaj burgim, për të njëjtat vepra penale.
- Robert Laçi – 6 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
- Gjergji Cukali – 8 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e dy vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
- Viktor Imeraj, alias Viktor Bajraktari – 6 vite e 8 muaj burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
- Satilno Basho – 6 vite burgim, për të njëjtat vepra penale.
- Xhelal Rraja – 4 vite burgim, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.
- Miri Bruli – 3 vite e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve