Kapri-komisioneres Kos: Rama në Tiranë e sulmon drejtësinë, në Bruksel krenohet. Integrimi nuk është meritë e kryeministrit

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka ngritur shqetësimin gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në prani të komisioneres për Zgjerim Marta Kos se kryeministri Edi Rama mban dy standarde në lidhje me pavarësinë e drejtësisë në vendin tonë dhe luftën ndaj korrupsionit.

Sipas deputetit Kapri, kryeministri Rama, ndryshe shprehet në Bruksel për hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë e ndryshe në Shqipëri.

Kapri solli në vëmendje rastin e Veliajt, për të cilin Rama ka thënë se është burgosur pa vendim gjykate si dhe mbrojtjes me imunitet të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj për abuzime me tenderat dhe korrupsion.

“Kryeministri Rama flet me dy standarde. Në Bruksel, ai flet për luftë ndaj korrupsionit. Por nuk ka asnjë rast të vetem që qeveria ta ketë referuar apo parandaluar nga korrupsioni qeveritar. Çdo përparim është bërë nga SPAK, i vetëm, pa ndihmën e askujt e madje I sulmuar dhe i shantazuar nga maxhoranca.
Para jush, Edi Rama thotëhetimet ndaj Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut janë dëshmi të suksesit të reformës në drejtësi.

Por në Shqipëri, arrestimin e Erion Veliajt e cilëson si një arrestim pa gjyq. Kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut e rrëzoi në parlament duke e mbojtur me imunitet parlamentar ish zëvëndëskryeministren e cila akuzohet për vjedhje dhe shpërdorime në vlerën e 1 miliardë eurove. Jo vetëm kaq, por ish zëvëndëskryeministria është shefe politike e qy qarqeve në shqipëri, atë në fierit dhe së fundmi të Tiranës.

Qeveria e një vendi që pret të anëtarësohet në BE është kthyer në mburojë të të akuzuarve për korrupsion, duke shkelur çdo parim për barazi para ligjit.
Ky kontrast mes asaj që thuhet në Bruksel dhe asaj që ndodh në Tiranë meriton vëmendjen tuaj”, u shpreh Kapri.

Gjithashtu Kapri theksoi në fjalën e tij se integrimi në BE nuk është ëndrra e Edi Ramës, por aspirata e shqiptarëve që i kanë pasur sytë gjithë jetën drejt Europës.

“Ne ju falënderojmë për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Por integrimi europian nuk është meritë ekskluzive e një kryeministri apo e një qeverie. Është aspirata e shqiptarëve prej më shumë se tri dekadash.

Pikërisht për këtë arsye, ju kërkojmë të mbështesni të njëjtat parime që qëndrojnë në themel të Bashkimit Europian: pavarësinë e drejtësisë, të drejtën e qytetarëve për të protestuar, barazinë para ligjit dhe funksionimin e demokracisë.

Shqiptarët nuk duan thjesht që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Ata duan që Shqipëria të bëhet një vend europian edhe në mënyrën se si qeveriset, se si funksionon drejtësia dhe se si trajtohen qytetarët e saj”, u shpreh Kapri.

Në fjalën e tij para komisioneres Kos, deputeti i Mundësia solli edhe rastin e dhunës ndaj një djali të ri, Enea Gjondedja 23 vjeç i dhunuar nga zyrtarë të Policisë në Komisariatin Nr.1 vetëm sepse proteston ccdo ditë.

Si Enea tha Kapri, “janë me qindra tërinj që janë ndaluar dhe dhunuar dhe gjykata i ka liruar duke i cilësuar si arrestime të paligjshme”.

“Ironikisht, sot Parlamenti është duke miratuar një akt normativ që ndalon të drejtën e qytetareve për të protestuar ndërsa nuk nga tjetër nuk ka asnjë marrje përgjegjësie për dhunën e pashembullt të policisë ndaj të drejtës për të protestuar”, tha deputeti Kapri.