Një grup studentësh kanë shpallur krijimin e një partie të re politike “Të bashkuar për Shqipërinë”.
Në një komunikim për gazetarët, një prej studenteve që përfaqëson grupin bëri me dije se kjo parti e dalë nga protesta 180 ditore, do ofrojë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës.
Ndërkohë ajo nënvizoi se kjo parti vjen si rezultat i bashkimit të të rinjve, atdhetarëve dhe profesionistëve.
“Ne, një grup studentësh, të bashkuar me të rinjtë, atdhetarët dhe profesionistët, deklarojmë sot me zë dhe figurë krijimin e partisë ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’.Për 180 ditë kemi treguar se Shqipëria nuk është lodhur. Partia “Të Bashkuar për Shqipërinë” do u ofrojë atyre një rrugë kushtetuese për vendosjen e shtetit të së drejtës. Do jemi me ju në qytete dhe fshatra.
Duam të bashkojmë zërat dhe vullnetin e shqiptarëve. Ne nuk bëjmë premtime ne vendosim standarde. Besimi nuk kërkohet ai fitohet. Shqiptarët meritojnë një politikë që u nënshtrohet të njëjtave standardeve”- u shpreh studentja.