Pavarësisht motit me shi, qytetarët kanë dalë në protestë kundër qeverisë Rama.
Të rinj dhe qytetarë të ndryshëm i janë bashkuar protestës në ditën e 180-të, me kërkesë kryesore, largimin e kryeministrit Edi Rama. Si çdo ditë, qytetarët janë mbledhur pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa nuk munguan edhe tensionet.
Policia nuk i la të qëndronin paqësisht në mes të bulevardit dhe i shtyu me forcë në trotuarin përballë, pranë selisë së Kuvendit.
Protestat kundër qeverisë kanë nisur që në fund të muajit maj, teksa qytetarët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë një protestë masive është paralajmëruar më datë 28 Nëntor, ku pritet të marrë pjesë edhe Diaspora.