Dosja “Veliaj” GJKKO dënon me 7 vite burg biznesmenin Elman Abule

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë këtë të enjte vendimin për fraksionin e dosjes “Veliaj”, i cili u nda për t’u gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7 vite burg biznesmenin Elman Abule, i akuzuar nga SPAK për pastrim parash. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet në 4 vite e 8 muaj burg.

Ina Goxhaj është dënuar me 7 vite burg, dënim i cili me gjykim të shkurtuar është ulur në 4 vite e 8 muaj.  Dënimi është konvertuar ne 5 vite shërbim prove.

Frosina Bollo është dënuar me 1 vit burg, i cili me gjykim të shkurtuar është ulur në 8 muaj. Dënimi është zëvendësuar me 16 muaj shërbim prove.

Adela Kondakçiu është dënuar me 7 vite burg, të ulura në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ajo është përjashtuar nga vuajtja e dënimit.

Fation Baçi është dënuar me 5 vite burg, të ulura në 3 vite e 4 muaj. Ai do ta vuajë dënimin me 4 vite shërbim prove.

Klotilda Bushka është dënuar me 300 mijë lekë gjobë, shumë e cila me gjykim të shkurtuar është ulur në 200 mijë lekë.

Ndërkohë, gjykata ka shpallur të pafajshëm Fatmir Bektashin dhe shoqërinë “Kontakt”.