Studentët kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë, ndërsa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Të rinjtë nisën grumbullimin nga fakultetet e Tiranës dhe vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ndërsa atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm.
Studentët kanë dalë prej disa javësh në protestë, dhe në mbështetje të tyre, përveç qytetarëve, kanë dalë edhe pedagogët.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama i ka ftuar të rinjtë për dialog, por ata kanë refuzuar kategorikisht.
Kujtojmë se gjatë protestave të kaluara ka pasur momente tensioni dhe dhune, ndërsa shumë prej studentëve janë ndaluar nga policia.
Kjo e fundit ka filluar edhe gjobitjen e tyre, duke mos i lejuar që të protestojnë paqësisht.