Ambasadorja e BE takohet me Gjiknurin dhe Bylykbashin: Reforma Zgjedhore, pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, është takuar me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Gjatë takimit, u diskutua për afatin shumë të ngushtë kohor brenda të cilit duhet të punojë Komisioni, si dhe për çështje që lidhen me fushëveprimin, prioritetet dhe gjithëpërfshirjen e reformës.

Sipas saj, reforma zgjedhore përbën gjithashtu një element të rëndësishëm të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Diplomatja evropiane rikujtoi se rekomandimet e OSBE/ODIHR-it janë të qarta prej kohësh dhe se puna e përbashkët e realizuar deri më tani duhet të konkretizohet me rezultate.

“Cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa edhe koha kur ajo realizohet.

Zhvillova takimin tim të parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Diskutuam për afatin shumë të ngushtë kohor brenda të cilit duhet të punojë Komisioni, si dhe për çështje që lidhen me fushëveprimin, prioritetet dhe gjithëpërfshirjen e reformës.

Reforma zgjedhore ka të bëjë me besimin e publikut, konkurrencën e ndershme dhe integritetin e zgjedhjeve. Ajo është gjithashtu pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së. Rekomandimet e OSBE/ODIHR-it kanë qenë prej kohësh të qarta dhe puna e përbashkët e kryer deri më tani duhet të japë rezultate konkrete.

Me vullnet politik dhe dialog të sinqertë nga të gjitha palët, kjo është e arritshme,” deklaroi ambasadorja e BE.