Dy drejtorë institucionesh në varësinë e ministrisë që dikur e drejtonte Belinda Balluku kanë dhënë dorëheqjen.
Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.
Në vend të tij është emëruar Dritan Isaku, i cili ishte në krye të Albcontrolit.
Ndwrkohw edhe Viola Haxhiademi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).
Një ditë më parë dha dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Portual Durrës edhe Liburn Aliu dhe në vend të tij u emërua Andrea Shllaku.
Kujtojmw se dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi që drejtuesit e 132 institucioneve të largoheshin.