Shtyhet sërish hapja e basteve online, qeveria do rishikojë ligjin

Edhe pse kanë kaluar 28 muaj që prej plotësimit të kuadrit ligjor me aktet nënligjore, bastet online nuk pritet të hapen së shpejti.

Lajmin e ka dhënë ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili në Komisionin e Ekonomisë u shpreh se qeveria do të rishikojë edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale.

“Ne kemi mbaruar të gjithë kuadrin ligjor sa i përket basteve online, VKM-të respektive. Qeveria po e rishikon edhe një herë ligjin për të pasur një mbikëqyrje të kujdesshme për të mos pasur probleme sociale. Pasi të mbarojë rishikimi i ligjit aktual do të fillojë operimi i lojërave të fatit”, tha Malaj.