Ka përfunduar bojkoti i avokatëve në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi është marrë nga Dhoma e Avokatisë, duke bërë më dije se nga dita e hënë do të rikthehen në gjyqe, të cilat janë zvarritur për shkak të bojkotit të tyre.
Dhoma e Avokatisë vendosi për ndërprerjen e bojkotit, pasi Gjykata Administrative e Apelit vendosi pezullimin e vendimit të tyre për bojkotin e proceseve gjyqësore.
Më datë 8 shtator, Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore, në shenjë proteste ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) që u ndalon avokatëve përdorimin e telefonave celularë brenda ambienteve gjyqësore.
Ndërkohë më vonë ata vendosën të bojkotonin edhe seancat për masat e sigurisë.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias.