Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore në 2027-ën.
Mësohet se Begaj ka ftuar në takim më datë 30 tetor të gjitha partitë politike që kanë përfaqësim parlamentar.
Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave, ndërsa data e zgjedhjeve të ardhshme vendore që mund të përzgjidhet do të jetë një nga të dielat, mes 15 prillit dhe 15 majit, sipas Kodit Zgjedhor.
Data përfundimtare do të përcaktohet pas konsultimeve me partitë politike.
Afati i fundit që Begaj te dekretojë datën e zgjedhjeve është 6 nëntori.