Qytetarët, të cilët po protestonin që prej orës 14:00 te Ministria e Arsimit vijuan marshimin për t’u pozicionuar para Kryeministrisë.
Studentë, pedagogë dhe qytetarë po protestojnë kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.
Më herët, ata dogjën kazanë mbeturinash në rrugën e Durrësit.
Protesta e kësaj të marte është paqësore, pasi nuk janë regjistruar incidente, si në ditët e kaluara.
E shtuna ishte ditë ku u regjistruan përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë, ku rasti më i rëndi ishte ai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos me plumb gome në sy nga uniformat blu.
I riu rrezikon shikimin në njërin sy dhe është dërguar në Itali për trajtim të specializuar mjekësor.