Një ish-punonjës i Kadastrës në Fier ka përfunduar në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për dyshime për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për 56-vjeçarin Hidir Zani, ndaj të cilit gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ish-juristi dyshohet se ka abuzuar disa herë me detyrën gjatë kohës kur ishte pjesë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier.
Masa e sigurisë ndaj 56-vjeçarit ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier më 17 shtator 2026.
Njoftimi i Policisë:
ijon operacioni i koduar “Stolen Land”, ndalohet ish-juristi i AShK Fier, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.
Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.
Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.