Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama shënon këtë të enjte ditën e 75-të.
Pavarësisht sezonit veror dhe temperaturave të larta, qytetarët shqiptarë nuk janë tërhequr duke u mbledhur çdo ditë në shesh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë në datat 14,15 dhe 16 gusht pritet që protesta të marrë përmasa më të mëdha pasi është njoftuar se do të marrë pjese edhe Diaspora.
Kujtojmë se ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.