55 vjeçari humbi jetën në objektin që po ndërtohet te “Kodra e Diellit”, policia arreston administratorin e kompanisë

Një 55 vjeçar humbi jetën dje teksa po punonte në një objekt që po ndërtohet tek Kodra e Diellit. Sinan Baçi, 55 vjeç, ra nga lartësia dhe humbi jetën menjëherë ndërsa policia ka arrestuar sot administratorin e kompanisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se u arrestua SH.B., banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, njoftimi i policisë.