500 libra që ministria u sugjeron nxënësve, qoka, ish drejtues sigurimi, por jo Fatos Lubonja apo Vilson Blloshmi

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar një listë me 500 botime librash që ua ka dërguar të gjitha biblotekave të institucineve arsimore të arsimit parauniversitar në Shqipëri. Lista duhet të merret parasysh nga bibloteka e shkollave për t’u blerë si dhe për t’ua rekomanduar të gjithë nxënësve shqiptarë të ciklit parauniversitar për t’i lexuar.

Por duket që lista me 500 tituj është hartuar pa asnjë konsulencë apo sugjerime gjithpërshirëse pasi në të gjen qoka pa fund për shtëpitë botuese e madje propozime për të vënë duart në kokë.

Teksa sheh që në listë nuk mungojnë emra aktualë si Ben Blushi apo Blendi Fevziu, ministria është kujdesur të rekomandojë edhe autorë të tjerë të çuditshëm si Neshat Tozaj, ish drejtues në diktaturën komuniste, apo rasti me flagrant është ai i Pilo Shantos, ish drejtues i lartë i ish Sigurimit famëkeq të Shtetit.

Madje, ministria e Arsimit është kujdesur që edhe disa libra të shkrimtares Diana Çuli të jenë në listë, por jo libri me poezi i Vilson Blloshmit, shkrimtarit të ri që u pushkatua nga diktatura me eskpertizën e Çulit.

Por teksa në listë nuk mungojnë këto sugjerime qokash, nga ana tjetër, një emër me mjaft vlerë për kujtesën, si Fatos Lubonja, mungon. Asnjë prej librave të tij, ne veçanti Ridënimi, nuk janë në listën që nxënësit shqiptarë duhet të lexojnë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk ka dhënë asnjë shpjegim se me çfarë procedure i përzgjedh titujt e librave për nxënësit e shkollave, përveçse marrëdhënies klienteliste me shtëpitë botuese. Vihen re që shumë botime serioze, të shtëpive të vogla botuese, mungojnë në listën e ministrisë.

Lista e plotë e titujve rekomandues për bibliotekat e institucioneve arsimore të arsimit parauniversitar, 2023