Viti 2023 nuk ishte aq i mirë për socialistët, pas hetimeve dhe arrestimeve për inceneratorët apo koncesionin e Sterilizimit, që kanë cuar në pranga ish-ministra, zyrtarë dhe ish-zyrtarë.
I përfshirë në aferën e inceneratorëve është edhe ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej korrikut të vitit të kaluar. Teksa një ish ministër, Ilir Beqaj është endë nën hetim për Sterilizimin.
Hetimet nisën nga Prokuroria e Posaçme e drejtuar nga Altin Dumani, i cili sot ka qenë në një takim me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë, ku ka marrë edhe mbështetjen e tyre.
Këto hetime dhe arrestime duket se kanë “trembur” qeverinë.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur ditën e djeshme në një takim rreth 45 minuta drejtorët e Përgjithshëm të agjencive si dhe Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive. Fokusi i këtij takimi ka qenë mbi zhvillimet e fundit që vijnë si nga SPAK dhe BKH.
Rama u ka dhënë porosi vartësve të tyre që të tregohen të kujdesshëm në lidhje me bashkëpunimin me SPAK dhe BKH, duke mos lejuar kështu marrjen e të gjitha dokumentave dhe kontrolleve në tejaklim të procedurës.
Mësohet se Rama u ka kërkuar titullarëve që të “ruhen” nga kontrollet e befasishme që bën SPAK, dhe të ndjekin kontrollin e tyre si dhe te mos lejojne te konfiskojnë asgjë që nuk e lejon ligji, apo që mund të tejkaloje mandatin e tyre.