29 vjeçari Enea Themollari, i cili mbeti viktimë e një sulmi me tritol, që kishte për shënjestër dy motra, fqinj me të riun, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, 3 muaj pasi ndodhej në koma.
Ngjarja e rëndë tronditi mbarë opinionin publik, duke rritur frikën për sigurinë e qytetarëve, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me krimin.
Tezja e të riut mes dhimbjes së madhe ka folur për mediat, duke thënë se në Shqipëri nuk ka as shtet dhe as polici, pasi të vrasin në shtëpi.
“Kjo është aq e vështirë sa ne nuk e përshkruajmë dot. Ne nuk jemi të sigurt. Të gjesh vdekjen në shtëpinë tënde. Shqipëria ka mbaruar nuk ka as shtet as polici, asgjë. Shqipëria është t’ia mbathësh me vrap me të katërta. Nuk kam ç’them më…”-u shpreh për mediat, tezja e Enea Thomarajt.
Kujtojmë se shënjestër e atentatit të datës 14 korrik ishin dy motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, të cilat kanë akuzuar Nuredin Dumanin për këtë atentat.