21-vjeçari shqiptar arratiset në mënyrë spektakolare nga paraburgimi në Gjermani, pritej të deportohej nga vendi

Një 21-vjeçar shqiptar i arrestuar në Gjermani me qëllim deportimi ka arritur të arratiset nga një stacion policie, në Arnstadt.

Sipas BILD, 21-vjeçari shqiptar, i paidentifikuar me emër, ishte drëguar në paraburgim. Por në kushte të paqarta, ai është arratisur nga ndërtesa.

Gjithashtu, efektivët kanë raportuar se ai më parë ishte sjellë në mënyrë bashkëpunuese me forcat e rendit. 

Pavarësisht një operacioni të madh policor me qen gjurmues dhe helikopter, ende nuk është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij.