“16 deputetë kanë firmosur për inceneratorët”, Lefter Gështenja kërkesë socialistëve: Hiqni dorë nga imuniteti dhe lini drejtësinë të veprojë

Deputeti democrat Lefter Gështenja ka deklaruar në seancën e sotme plenare në Kuvend se janë 16 deputetë socialist që kanë firmosur për aferën e inceneratorëve.

Ai u ka kërkuar kolegëve të përfshirë në atë aferë të heqin dorë nga imuniteti dhe të lënë drejtësinë të veprojë, teksa ka hedhur akuza mbi mazhorancën se zgjedh gjithmonë seancat e fundit për të miratuar projektligje dhe vendime qevere.

“Nuk merret në kosnideratë kërkesa e opozitës për interpelancë për çëshjtjen më të madhë që ka ky vend sot, inceneratorët. Nuk kuptos sesi ky Parlament ka gjë më të rëndësishme sesa çështja e inceneratorëve. Opozita ka më shumë se 6 vite që merret me këtë çështje dhe ju nuk ju shqetëson ky fakt. Ju këkroni të mbuloni vjedhjen më të madhe që ka sot Shqipëria, 430 milionë euro. Ju sot në grupin tuaj parlamentar keni 16 deputetë që kanë firmosur për inceneratorët. Kjo është arsyeja që ju duhet ta ndaloni këtë Parlament sot dhe secili nga ata të heqë dorë nga imuniteti. 16 kolegët deputetë i ftoj të heqin dorë nga imuniteti, që t’i hapin rrugë drejtësisë. Nuk ka gjë tjetër më të rëndësishme. Ju shfrytëzoni fundin e sezonit ose fundin e vitit për të miratuar projektligje dhe vendime qeverie”, tha Gështenja ndër të tjera.