13 ditë në grevë urie pasi e transferuan në një burg të sigurisë së lartë, rëndohet shëndeti i të dënuarit, përfundon në spital

Një i dënuar, i cili u fut në grevë urie 13 ditë më përpara ka shfaqur shqetësime dhe ka përfunduar në spital.

Mësohet se Vladimir Hoxhaj u fut në grevë urie pasi u transferua nga burgu i Reçit në atë të sigurisë së lartë në Burrel.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, por i dënuari vijon të qëndrojë në grevë urie deri në plotësimin e kërkesës së tij, për ta rikthyer në burgun e Reçit.