120 mijë euro për të vrarë bashkëshorten, Alban Bengasi mohon akuzat: Kemi marrëdhënie të mirë, edhe pse jemi divorcuar

Avokati Alban Bengasi, i cili akuzohet se ka paguar 120 mijë euro te një vrasës me pagesë për t’i ekzekutuar bashkëshorten, ka dhënë dëshminë e tij para gjykatësve.

Ai ka deklaruar se akuzat ndaj tij janë të pavërteta dhe se me ish-bashkëshorten kanë marrëdhënie të mirë, pavarësisht se janë divorcuar.

“U kanë futur në një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë.

Ka mbetur prokuroria vetëm në deklarimet e gënjeshtra të Nuredin Dumanit, i cili është një person që akuzohet për shumë vrasje, dhe kurrsesi nuk duhet të merret parasysh dëshmia e një personi të dënuar më parë, i cili akoma akuzohet për një sërë vrasjesh. Edhe vetë ish-bashkëshortja Blerta Rruci kërkon që të pushohen hetimet pranë SPAK ndaj Alban Bengasi”, ka deklaruar ai.

Emri i Bengasit doli pas dëhsmive të Nuredin Dumanit, i cili deklaroi se Bengasi kishte paguar 120 mijë euro për t’i vrarë bashkëshorten. Avokati u largua në drejtim të Dubait ku ishte edhe resident, për t’u kthyer në Shqipëri dje, për t’u vetëdorëzuar.