Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin zv.kryeministres, Belinda Balluku, njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Burime nga mbledhja e Këshillit bëjnë me dije se avokati i Ballukut ka kërkuar 3 javë kohë për tu njohur me dosjen por SPAK ka thënë maksimumi 5 ditë.
Po ashtu mësohet se USB-ja që SPAK i ka dorëzuar Kuvendit me provat që ka Balluku ka material voluminoz prej 10 mije faqe.
Belinda Balluku nuk është e pranishme në mbledhje, por përfaqësohet nga avokati i saj, Ardian Kalija. Ndërkohë është diskutuar edhe mundësia për të shtyrë mbledhjen për vitin e ardhshëm. Partia Socialiste kërkon që Këshilli i Mandateve të mblidhet në 19 Janar, për t’i lënë kohë mbrojtjes dhe deputëtëve të njihen me provat e SPAK.
Në relacionin zyrtar dërguar Kuvendit, SPAK ka renditur arsyet se pse është i nevojshëm heqja e imunitetit të Ballukut. Prokuroria thotë se ajo ka ndërhyrë në manipulimin e 12 procedurave tenderuese. Sipas SPAK, ekziston rreziku që, për shkak të pozitës dhe profilit të saj, Balluku të kryejë veprime penale të tjera.