Prokuroria Speciale ka në shqyrtim disa prej çështjeve me të bujshme të krimit dhe korrupsionit. Disa prej tyre presin prej vitesh në sirtar, ndërsa disa të tjera po shkojnë në Gjykatë.
Dërgimi i tyre para Drejtësisë mund të trondisë politikën shqiptarë. SPAK ka në hetim edhe çështje të cilat i mban sekret.
Por cilat janë 10 dosjet e nxehta të SPAK?!
1. Dosja “Dumani”, ku implikohen 32 persona anëtarë të 8 grupeve kriminale në Shqipëri. Çështja “Dumani” aktualisht është drejt fazës të mbylljes të hetimeve.
2. Dosja e Inceneratorit të Tiranës, ku po kryhen shumë veprime ndaj zyrtarëve të bashkisë dhe administratës qëndrore. Nuk dihet se sa larg do synojë SPAK tek zyrtarët e lartë në këtë çështje.
3. Dosja e Vangjush Dakos, eksponentit kryesor të PS në qarkun e Durrësit. Aktualisht Dako është në paraburgim.
4. Dosja e Arben Ahmetaj, lidhur me pozicionin e tij tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit, por edhe për për privatizimin e ish-Fabrikës së Bukës në Tiranë, ku sot është ndërtuar kompleksi i lojrave “Latitude”. Arben Ahmetaj pret përgjigjen nga Kuvendi në lidhje me dhënien e autorizimit për arrestimin e tij, duke rrezikuar 15 vite burg për korrupsion.
5. Dosja e Damian Gjiknurit, lidhur me pozicionin e tij tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit.
6.Dosja e privatizimit të kompleksit “Partizani”, ku zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Ushtrisë janë të implikuar.
7. Dosja e privatizimit të bazës ushtarake të Limionit në Sarandë, ku zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Flotës Detare janë të implikuar, mes tyre ministrja aktuale e Jashtme Olta Xhaçka.
8. Dosja e vrasjes së Vajdin Lamaj, Artan Arsit dhe Klodian Saliut.
9. Dosja kundër Plaurent Dervishaj, Ramazan Rajës dhe të tjerëve, për sulmin me armë ndaj Landi Muharemit dhe prokurorit, Arjan Ndoja.
10. Dosja kundër ish ministrit Ilir Beqja, për konçesionin e sterilizimit të pajisje kirurgjikale dhe konçesionin e sipërmarrëses Vilma Nushit.