Të hënën pasdite, klubi italian, AC Milan, ka prezantuar Igli Taren si drejtor sportiv. Klubi kuqezi ka njoftuar se Tare do t’i raportojë direkt shefit ekzekutiv, Giorgio Furlani.
“Jemi të lumtur ta presim Igli Taren në familjen rossonere. Ai është personi i duhur për të bërë rifillimin tonë. Ka kompetencë, vendosmëri dhe vlera të shumta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe të vizionit ndërkombëtar. Këto e bëjnë Taren profil ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, ka thënë Furlani.
Gjatë fjalës së tij, Tare nuk e fshehu entuziazmin dhe pohoi se të bëhesh pjesë e skuadrës së Milan është përgjegjësi dhe burim krenarie.
Ai garantoi se do të vendosë të gjithë ekperiencën e tij në funksion të Milaniy. Sipas Tares, klubi italian shtë i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe futbollit atij evropian
“Të bëhesh pjesë e një klubi si AC Milan është burim krenarie dhe përgjegjësi e madhe. Falënderoj klubin që më besoj këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time dhe dëshirën për sukses. Do ta vë gjithë përvojën time në shërbim të këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe futbollit evropian”, ka thënë Tare.