Pas 15 orësh në luftë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin e madh që ishte ndezur në Zhamë të Lushnjes.
Zjarrfikësit e Lushnjës, Fierit, Divjakës, Roskovecit, Beratit dhe kompanisë Albpetrol, ndërsa në ndihmë u ka ardhur edhe batalioni i tretë Këmbësor i Forcave Tokësore, kanë arritur që të shuajnë të gjitha vatrat aktive, pasi zjarri rrezikonte banesat aty pranë.
Flakët dogjën sipërfaqe të mëdha me ullishte dhe shkurre, teksa për këtë ngjarje është arrestuar 58 vjeçari R.Z, autori i zjarrëvënies. AI kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por era e fortë ka bërë që flakët të dalin jashtë kontrollit.