Kabina elektrike e një pallati në lagjen “Beselidhja” të Lezhës është përfshirë nga flakët.
Banorët janë detyruar të dalin jashtë pasi tymi dhe era e rëndë depërtoi brenda ambienteve të banesave të tyre.
Kjo situatë bëri që të shkëputet energjia elektrike, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Për shkak të dëmtimit të kabinës, disa pallate kanë mbetur pa energji elektrike.
Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në kabinën elektrike, e cila ndodhet në bodrumin e pallatit.
Sakaq, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë nga ballkonet e tyre disa banorë, pasi kalimi nga shkallët ishte i vështirë për shkak të tymit.